Transmetuar më 07-11-2018, 08:22
Foto ilustruese

Nuk kanë fund episodet e dhunës në familje, ku çdo ditë policia raporton me dhjetëra raste të tilla.

Një krim në familje është parandaluar në sajë të ndërhyrjes së policisë në Librazhd, ku burri ka kërcënuar se do të vriste gruan e tij.

Harun Doda, 68 vjeç, banues në Librazhd, u vu në prangat e policisë mbrëmjen e kësaj të marte.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, si dhe gjatë konfliktit ka nxjerrë një thikë dhe e ka kanosur se do ta godiste bashkëshorten e tij, M.Doda, 46 vjeçe.

Gjithashtu po dje, u bë arrestimi i Aleksandër Petroshi, 51 vjeç, banues në fshatin Shelcan, Elbasan.

Prangosja e tij u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit P. Petroshi, 76 vjeç.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al