Transmetuar më 06-11-2018, 21:26
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” pas ndeshjes Tirana-Kukësi.
Pas hyrjes në fushë të tifozëve, njëri prej tyre raportohet të ketë mbetur i plagosur.
Mësohet se të plagosurit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit konfirmuan se janë shoqëruar disa tifozë të klubit të Tiranës.
"Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë”, njoftoi Policia e Tiranës./a.k/noa.al/