Transmetuar më 06-11-2018, 11:51
Foto ilustruese

Ka nisur puna për ndërtimin e bypass-it të Fierit, një prej segmenteve më të rëndësishme rrugore për jugun e vendit.

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, bën me dije se pas përmbylljes së procedurave konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e bypass-it të Fierit dhe dorëzimit të garancisë financiare, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën me kompaninë fituese.

Kontrata ka vlerën e financimit 37 944 221 euro për përfundimin e kësaj vepre.

Po ashtu thuhet se nga dita e sotme kompania kontraktore fillon punën në terren duke ringritur kantierin me objektivin për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik.

Bëhet me dije në ditët e ardhshme do të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës. /a.y/noa.al