Transmetuar më 03-11-2018, 11:24

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është kapur në Tiranë, me qëllim ekstradimi.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kësaj të premteje, policia e Tiranës vuri në pranga Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.

47-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata italiane e ka dënuar me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi, ndërkohë që veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë. /a.y/noa.al