Transmetuar më 29-10-2018, 14:40

Policia greke, reagon lidhur me vrasjen e minoritarit, Kostandinos Kacifas, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve greke, ANA-MPA, nuk ka të dhëna dhe as dëshmi që të ndërlidhin përleshjen e armatosur në Shqipëri, gjatë së cilës ra i vdekur Kostandinos Kacifas me ngritjen e flamurit grek.

Sipas agjencisë, që në momentin e parë të incidentit pati komunikim të drejtorit të përgjithshëm të policisë greke, gjeneral lejtnant Aristidis Andrikopoulos me homologun e tij shqiptar, Ardi Veliu dhe kanë filluar procedurat me qëllim që të marrë pjesë dhe pala greke në hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.

Duke iu referuar burimeve nga policia greke, agjencia shkruan se Kacifas kishte marrë pjesë në dekorimin e fshatit për nder të festës greke, ku u vendosën dhjetëra flamuj dhe nuk pati asnjë problem.

Burimet nga policia greke i kanë thënë agjencisë se, “sipas informacioneve të tyre, Kacifas, i veshur me rroba ushtarake, ishte i armatosur me një armë kallashnikov. Fillimisht qëlloi në ajër dhe pastaj kundër një makine të policisë që ndodhej në lëvizje, që u godit nga të paktën tre plumba, ekzistojnë dhe fotografi, ndërsa në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja”.

Në vazhdim u largua. Policia filloi kërkimin e tij dhe në fund u lokalizua në një faqe mali, ku ndodhet edhe shtëpia e tij. Policia shqiptare urdhëroi ndërhyrjen e forcave speciale, të cilat mbërritën në zonë me helikopter. U shënuan të shtëna armësh, me rezultat vdekjen e Konstandino Kacifas.

Pranë të vdekurit u gjetën tetë gëzhoja, një çantë me rreth 100 fishekë kallashnikovi, thika dhe veshje ushtarake.

35-vjeçari minoritar grek mbeti i vrarë pasditen e kësaj të diele gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, teksa ishte i rrethuar.

Gjithçka pasi më herët ai kishte qëlluar në ajër në fshat dhe më tej kur policia ishte vënë në ndjekje, kishte shkrepur armën dhe ndaj uniformave blu.

Kacifas prej pak ditësh ishte kthyer në Gjirokastër pasi jetonte në Athinë. Ai ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë 13 vjeçe. /a.y/noa.al

Dule te familja Kacifa: Ekspertizë dhe nga Greqia! Ka shumë pikëpyetje

Flet nëna e të vrarit në Gjirokastër: Shqiptarët s’i donin pakicat! Pse duhet të më vrisnin djalin

Si nisi terrori në Gjirokastër, “Kostandini mendoi se policia i kishte hequr flamurin”

Vrasja e minoritarit, ministrja greke: Asnjë flamur nuk u ul, të gjithë u valëvitën

Vrasja në Bularat, reagon ministria e Jashtme shqiptare: Zhgënjim për deklaratën zyrtare të Greqisë

Mediat e Athinës: Policia shqiptare vrau Konstandinin sapo ngriti flamurin grek

Policia e Shtetit reagon për vrasjen e të riut në Bularat, si ndodhi ngjarja deri në ekzekutim

Vrasja e ekstremistit grek, ministria e Jashtme helene: E papranueshme, të zbardhet ngjarja

Hapi zjarr ndaj policisë, 35-vjeçari ekzekutohet nga forcat RENEA

“Greqi, ose vdekje!” Çfarë kishte paralajmëruar i riu që hapi zjarr ndaj policisë në Gjirokastër