Transmetuar më 28-10-2018, 11:20

Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë po përgatit një projekt-propozim për vendosjen e çmimeve dysheme për shërbimet dentare në vend. Në një njoftim zyrtar, Urdhri shkruan se “për hartimin e këtij projekti u morën për bazë çmimet e afishuara në mbi 300 klinika e kabinete dentare në të gjithë Shqipërinë, 10% e gjithë dentistrisë”.

Ky projekt do të kalojë me ndryshimet e nevojshme dhe përfundimtare nga Këshilli Kombëtar të U.S.SH., në mbledhjen e Marsit të vitit 2019 dhe pas miratimit në Këshill Kombëtar, lista e çmimeve dysheme, do t’i dërgohet Ministrisë së Financave për regjistrim në kasat fiskale, transmeton ‘scan’. Krahas listës së çmimeve, projekti parashikon edhe vendosjen e disa rregullave të reja ku përfshihet fletëgarancia për pacientin.

Projekt-propozimi:

Ҫmimet dysheme për shërbimet dentare në vendin tonë.

Vizita-500 Lekë

-Terapi

Mbushje grada II-të- 4000 Lekë

Mbushje grada III-të- 5000 Lekë

Pastrim gurëzash- 3000 Lekë

-Ortopedi

Protezë klasike (komplet)-40 000 Lekë

Protezë parciale (e thjeshtë)-15 000 Lekë

Protezë e lëvizshme e skeletuar- 35 000 Lekë

Këllëf porcelani- 9000 Lekë

Zirkon-18 000 Lekë

-Kirurgji

Ekstraksion-1.000 Lekë

Implant-70 000 Lekë

-Ortodonci

Aparat i lëvizshëm i thjeshtë- 30 000 Lekë

Aparat fiks-100 000 Lekë

Për të gjitha punimet ortopedike, dentisti duhet të marrë nga laboranti dy fletëgaranci 5 vjeҫare:

-Një fletëgaranci i jepet pacientit;

-Një fletëgaranci e mban dentisti në protokollin e mjekimit.