Transmetuar më 27-10-2018, 20:51

Gemma Nuttall në vitin 2014- refuzoi të merrte kurën kundër kancerit për të shpëtuar foshnjen që kishte në bark. Për fat të keq kanceri u përhap dhe 14 tetorin e kaluar Gemma nuk ia doli…

Gemma Nuttall, një grua e re nga Anglia, në vitin 2014, kur ishte në muajin e katërt të shtatzanisë, zbulon se ka një tumor në vezore.

Mjekët e këshilluan të abortojë, që të mund të fillojë mjekimin kundër tumorit, por Gemma kundërshtoi dhe refuzoi të abortojë për të nisur kurën, pasi vendosi të shpëtojë jetën e vajzës së saj.

Kur arriti në javën e 36-të të shtatzanisë mjekët vendosën të kryejnë një lindje çezariane urgjente, sepse ndërkohë që foshnja rritej në barkun e saj, në të njëjtën kohë edhe tumori përhapej, duke arritur deri në qafën e mitres.

Kështu, pasi vogëlushja Penelope lindi, Gemma iu nënshtrua menjëherë një operacioni për të hequr tumorin dhe iu nënshtrua kurave anti-tumorale.

Situata vazhdoi të bëhej dramatike në fillim të vitit 2016 kur Gemma zbuloi se tumori kishte prekur mushkëritë dhe trurin.

Ardhur në këtë pikë e vetmja mënyrë shpëtimi ishte një kurë eksperimentale por që ishte shumë e kushtueshme, shkruan noa.al.

Gemma dhe familja e saj nuk i kishin paratë që nevojiteshin, prandaj familja vendosi të mbledhë fonde, për të tentuar të shpëtojë jetën e nënës së re.

Në mbledhjen e fondeve mori pjesë edhe aktorja Kate Winslet, e cila ishte apasionuar pas historisë së Gemma’s, duke u shprehur: “ duhet ta ndihmojmë, duhet ta bëjmë për të, por mbi të gjitha për vajzen e saj, që e do dhe ka nevojë për të.”

Kura në fillim dukej sikur po jepte efekt dhe Gemma besoi se po e fitonte betejën e saj kundër kancerit, shkruan noa.al.

Por pas pak muajsh mjekët i diagnostikuan një tumor të ri, këtë herë në shtyllën kurrizore, së cilës i shtohet një rikthim në mushkëri dhe tru. Këtë herë Gemma nuk ia del. E ëma përmes një faqeje sociale, ku kishte organizuar mbledhjen e fondeve, lajmëron se Gemma 14 tetorin e kaluar u nda nga jeta./a.k/noa.al/

EDITORIAL USE ONLY. NO MERCHANDISINGMandatory Credit: Photo by S Meddle/ITV/REX/Shutterstock (9353810e)Gemma Nuttall and daughter Penelope’This Morning’ TV show, London, UK – 05 Feb 2018After being diagnosed with an aggressive form of ovarian cancer whilst carrying her first child, Gemma Nuttall (29) underwent months of agonising chemotherapy only for the cancer to return in the form of brain cancer. With an uncertain future ahead, Gemma’s mother Helen desperately looked for alternative treatments for her daughter and after finding costly life-saving treatment abroad, Helen fought for her daughter’s life through fundraising. But in an unlikely turn of events, Gemma was given a second chance at life by Hollywood legend Kate Winslet with a little help from her Titanic co-star Leonardo DiCaprio. Gemma joins us today alongside her mother to tell us about her unique story.