Transmetuar më 23-10-2018, 11:00

Një tragjedi e rëndë e ndodhur në shinat e trenit. Një tren doli nga binarët, duke bërë që 18 persona të gjejnë vdekjen dhe 180 të tjerë të mbeten të plagosur.

Aksidenti i rëndë i ndodhur këtë të hënë, është i dokumentuar në videon që gjeni më poshtë, ku treni shihet duke ecur me 150 km/h.

Në pak sekonda treni e gjeti veten jashtë binarëve, duke shkaktuar bilancin tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën lindore të Tajvanit, në Suao, të kontesë së Yilan.

Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e tragjedisë, ndërkohë që dyshohet se treni mund të ketë pasur probleme me frenat.

Në trenin e përfshirë në aksident udhëtonin 366 persona. /a.y/noa.al