Transmetuar më 23-10-2018, 10:23

Vijon mes përkëdheljesh dhe shëtitjesh të kapur për dore, vizita në Australi e princit Harry të Anglisë dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle.

“Para së gjithash ju falenderojmë për mikpritjen që na keni dhënë mua dhe Meghan. Jam shumë krenar që mund t’iu prezantoj me time shoqe dhe që mund të ndajmë bashkë gëzimin e pritjes së ëmbël”, tha Harry pë mediat vendase.

Lidhur me gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë në muajin prill, ai tha se “Shpresoj që të jetë vajzë”.

Harry dhe Meghan u shfaqën duke shëtitur në Fraser Island, ku Meghan e kishte thyer protokollon me fustanin e lirshëm të saj, në sajë të të çarës bujare.

Herë pas here Meghan u pa duke mbajtur barkun me dorë. /a.y/noa.al