Transmetuar më 23-10-2018, 08:55
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë.

Liman Beu, 54 vjeç, banues në Kavajë, u arrestua gjatë kësaj të hëne, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Beu është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, i ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Veprimet e mëtejshme ndaj Beut, do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë. /a.y/noa.al