Transmetuar më 23-10-2018, 08:08

Pak nga pak po bëhen dy muaj, që nga dita kur këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë.

Por ndërsa ishte mësuar të kujdesej për veten dhe pamjen e saj, tashmë koha e këngëtares është ndarë në mes.

Vogëlushi i saj Jon është një beb shumë u kujdesur, ku mami Adelina, i përkushton vëmendjen maksimale.

Mbrëmjen e kësaj të hëne ajo ka publikuar një fotografi të të birit, pak para se ta vinte në gjumë.

Në të Joni shihet i veshur i gjithi me të bardha, dhe me kapuç në kokë, një veshje perfekte për të sapolindurit.

Duket se mami Adelina krenohet me të voglin e saj, ku vazhdimisht publikon fotografi në rrjetet sociale.

Adelina u bë nënë për herë të parë më 27 gusht, ku solli në jetë të birin Jon.

Në fillim të këtij viti, Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as të 30-at. /a.y/noa.al