Transmetuar më 23-10-2018, 07:54
Foto ilustruese

Një servis makinash është përfshirë nga një zjarr masiv, gjatë natës duke zbardhur e marta.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.

Në servisin dhe pikë shitjen e automjeteve “Autohokej”, në pronësi të shtetasit Elton Kila, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mësohet se si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. /a.y/noa.al