Transmetuar më 22-10-2018, 18:55

Gabriele Gravina, kandidati i vetëm për president i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), është zgjedhur thuasje unanimisht në këtë detyrë në Asamblenë e federatës që u mbajt në Romë.

Gravina mori 97.20% të votave. Në fjalën e tij, presidenti i sapozgjedhur premtoi se për futbolli italian do të marrë drejtimin e duhur.

“Falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe mbështetën. Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus.

Me ju dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale. Do të përgjigjemi me fakte. Është projekt ambicioz. Besoj te ju, duhet të vazhdojmë përpara”, theksoi ai./b.l/noa.al/