Transmetuar më 22-10-2018, 18:21

Moderatorja e dashur për publikun, Iva Mera ka sjellë në jetë fëmijën e dytë. Me anë të një fotoje të publikuar në profilin personal në ‘Facebook’, ajo ka lajmëruar miqtë dhe të afërmit për ardhjen në jetë të një tjetër djali.

Vetëm një vit më parë ajo solli në jetë djalin e saj të parë dhe papritur ka bërë të ditur se dje është bërë sërish nënë e një djali, të quajtur Amar.

Iva gjithmonë e ka mbajtur larg vëmendjes së medias jetën private dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe me shtatzënitë e saj.

Moderatorja e “Digitalb” e ka dhënë lajmin në profilin e saj në Facebook dhe ishte një surprizë për të gjithë publikun, njësoj siç ndodhi edhe me lindjen e djalit të parë. /b.l/noa.al/