Transmetuar më 22-10-2018, 17:43

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim me gra dhe vajza në Laprakë. Temë e këtij bashkëbisedimi ishin pasojat e bixhosit për të diksutuar mbi ndalimin e tyre dhe kalimin e parave nga kumari në konsum familjar.

Por në nisje të fjalës së tij kreu i qeverisë bëri dhe një batutë ku tha se për këtë temë ka folur shumë në televizor e madje ndonjë ditë do iu dalë dhe në frigorifer.

“Se për këtë temë kam folur shumë, kam dalë shumë në televizor, mos u habisni shumë shpejt kur t’ju dal dhe në frigorifer”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se,“Pas tre ditësh besoj se parlamenti do ta votojë për të mbyllur çdo debat për t’i dhënë fund atij lumit të baltës dhe shpifjeve lidhur me këtë cështje.

Është fatkeqësi që një numër i madh fëmijësh, bien pre e këtij vesi. E kanë filluar lojën e fatit afro 70% e tyre në moshën 10-15 vjeç”./b.l/noa.al/