Transmetuar më 22-10-2018, 17:06

Shumica e pijeve të gazuara kanë kafeinë. Kafeina e kalon placentën dhe depërton deri te fryti.

Në doza të vogla nuk paraqet ndonjë rrezik, por kafeina e tepërt mund ta zvogëlojë qarkullimin e gjakut nëpër placentë dhe të ndikojë në rritjen e bebes.

Po ashtu, në doza të mëdha e rrit rrezikun për abort.Rekomandohet që gjatë shtatzënisë të mos merrni më shumë se 200 mg kafeinë në ditë.

Kontrolloni sasinë e kafeinës në pijet që i konsumoni; mos harroni se kafeinë ka edhe në çokollatë dhe në pijet me çokollatë.

Pijet me gaz përmbajnë edhe substanca të tjera si aromatizues, substanca ngjyrosëse dhe ëmbëltues artificial. Të gjitha këto substanca nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë.