Transmetuar më 22-10-2018, 15:11

Kjo lloj erëze është e pasur me një sërë të mirash: është efikase për të luftuar disa shqetësime të organizmit tonë, është një aleate e çmueshme e mirëqenies, por mbi të gjitha ka treguar se është një eliksir i vërtetë i bukurisë. Më poshtë do të zbuloni disa nga përdorimet kozmetike të xhenxhefilit.

Ndihmon në luftimin e akneve- Xhenxhefili, falë të mirave të tij pastruese është edhe një aleat i mirë për lëkurën me probleme e kryesisht të mbushur me akne. Shtojini disa pika vaj esencial xhenxhefili produkteve tuaja ose krijoni një maskë: në kosi natyral shtoni një lugë çaji rrënjë xhenxhefili të grirë, një lugë çaji mjaltë dhe një të tillë me lëngë portokalli

Riforcon flokët- Xhenxhefili, duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ndikon edhe mbi lëkurën e flokëve, ndërsa favorizon rritjen e tyre duke i riforcuar në të njëjtën kohë. Të mirat e xhenxhefilit mund të merren duke ngrënë rrënjët e tyre përgjatë çdo dite si të freskëta ashtu edhe të gatuara në avull: mund t’i shtoni në produkte të ndryshme, pjata, ose pije, për shembull në shtrydhëse në momentin kur mund të përzieni ujë me limon.

U jep flokëve tuaj reflekse shumë të bukura- Xhenxhefili mund të bëhet miku më i mirë i femrave të cilat kanë flokë të verdhë ose biond. Po, sepse duke e shtuar në produkte të ndryshme ose duke krijuar një maskë në shtëpi, për shembull me xhenxhefil dhe kamomil (i njohur si një përbërës sekret bukurie), ju mund të merrni atë refleks flokësh që gjithmonë e keni ëndërruar duke u dhënë flokëve tuaj shumë shkëlqim./b.l/noa.al/