Transmetuar më 22-10-2018, 14:05

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në përgjime me krimin e organizuar.

Duke komentuar arrestimet e fundit, kryeopozitari thotë se, “Peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako. Të tjerët po serviren si peshq të vegjël për të shpëtuar Vangjushin”.

Sipas tij, kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër ta shkatërrojë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për të cilën tha se dikur ka punuar në Durrës.

Duke këmbëngulur se peshku i madh quhet Vangjush Dako, ai shtoi se peshqit e vegjël do të lirohen dhe se prokuroria është e kapur nga krimi.

Sipas tij, arrestimet e fundit u bën për t’iu servirur opinionit vendas dhe ndërkombëtar, ndërkohë që deklaroi se do të mbyllet hetimi për Vangjush Dakon dhe së paku katër deputetë të tjerë socialistë.

“Ajo që ndodhi mbrëmë, është mos arrestimi i Vangjush Dakos. Rama, Xhafaj, Prela po bëjnë gjithçka që hetimi për dakon të mbyllet”, deklaroi kreu i demokratëve. /a.y/noa.al

Shkatërrohen katër grupe kriminale, 27 të arrestuar, tre policë të përfshirë/ Emrat