Transmetuar më 22-10-2018, 13:09
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i dëmtuar si pasojë e rënies së zjarrit në banesën e tij.

Është kjo ajo që ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Gostim të Cërrikut.

Në banesën e shtetasit R.S., ka rënë zjarr, ku gjatë përpjekjeve për ta shuar, i zoti i shtëpisë ka mbetur i dëmtuar.

Ai është dërguar drejt spitalit të Cërrikut, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Sakaq në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.

Ndërkohë nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së bombolës së vogël të gazit. /a.y/noa.al