Transmetuar më 22-10-2018, 12:17

Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa lajme të mira lidhur me studentët e mësuesisë dhe maturantët ekselencë.

Ai tha se do të hiqet tarifa vjetore për të gjithë nxënësit ekselentë që do të zgjedhin mësuesinë.

Ndërkohë, kreu i qeverisë dha një lajm të mirë edhe sa i takon shpërblimeve për maturantët ekselentë.

“Për gjithë nxënësit e ekspelencës që janë pjesë e mësuesisë do të ketë bursë vjetore prej 1 mijë dollarësh, e cila do të jepet muaj pas muaji. Shumë e cila do ju mbështesë për nevoja të vitit shkollor, duke qenë se jeni nxënës me rezultate të veçanta”, u shpreh Rama.

Po ashtu ai tha se vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në rrugën e të ardhmes së mësuesisë

Rama përsëriti sërish premtimin për rritje pagash të mësuesve, trajnime të reja si dhe fillimin e shkollës së drejtorëve. /a.y/noa.al