Transmetuar më 22-10-2018, 12:04

Një djalë i ri shqiptar humbi jetën në një aksident të ndodhur në Itali, natën mes të shtunës dhe të dielës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03.30 të mëngjesit të kësaj të diele, kur 18-vjeçari shqiptar humbi kontrollin mbi motorin me të cilin udhëtonte, duke u përplasur me portën e hekurt të një banese private.

Përplasja ishte aq e fuqishme, saqë i riu përfundoi në asfalt, duke përplasur kokën.

Për pasojë shqiptari Kledis Gixhari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Bashkë me të në motor, ishte edhe një shok i tij, i cili pësoi vetëm dëmtime të lehta.

Sakaq nga ana e policisë po punohet për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit. /a.y/noa.al