Transmetuar më 22-10-2018, 08:20

Është mbreti i rrjeteve sociale, jo vetëm mes futbollistëve por edhe në raport me gjithë fushat e tjera në botë.

Është kjo ajo që thotë një sondazh i ‘KPMG’.

Futbollisti portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo rezulton të jetë personazhi me më shumë ndikim në botë.

Madje më shumë se Lionel Messi, Papa Françesko apo Donald Trump.

Mes futbollistëve ai numëron 340 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Ai lë pas edhe Justin Bieber, Taylor Swift, Barack Obama, Donald Trump dhe Papa Françeskon, të cilët kanë hsumë herë më pak ndjekës se ai. /a.y/noa.al