Transmetuar më 22-10-2018, 07:58

Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën, p.sh faktorët e mpiksjes, përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit si ruajtja e glukozës, prodhimi i lëngut të tëmthit dhe kështu tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, të cilat kalojnë nga zorra në gjak, mbërrijnë me anë të venës dhe më tej sipas nevojës lëshohen nga mëlçia përsëri në gjak ose largohen nga gjaku.

Por a e dini që ka disa fruta që e bëjnë mëlçinë tuaj si të re dhe se nëse i hani rregullisht, ajo do ju falenderojë.

Arrat janë një prej frutave të thata, të cilat ndihmojnë jashtëzakonisht, personat me probleme me mëlçinë. Kjo pasi luajnë rol të rëndësishëm, në përmirësimin e enzimave të këtij organi, tek gjithë ata persona që janë të sëmurë. Gjithashtu, konsumi i rregullt i tyre, redukton mundësinë për të pasur probleme me mëlçinë.

Rrushi gjithashtu është një fryt shumë i mirë, për shkak se mbron mëlçinë nga dëmtimet. Kjo pasi lufton inflamacionin dhe rrit nivelin antioksidues.

Fibrat që gjenden te avokado, ndihmojnë në zhdukjen e toksinave që dëmtojnë trupin tonë. Po ashtu ndihmojnë në mbajtjen e peshës në kontroll.

Gjithashtu edhe boronicat janë shumë të shëndetshme, në sajë të antioksidantëve që përmbajnë. Nëpërmjet tyre, garantohet mbrojtja e mëlçisë nga dëmtimet. /a.y/noa.al