Transmetuar më 21-10-2018, 21:53

Ka degjeneruar në grushte ndeshja mes Houston Rockets dhe LA Lakers në NBA.Chris Paul dhe Rajon Rondo u përfshinë në një konflikt  me njëri tjetrin.

Pak para përfundimit të takimit, në çerekun e katërt, pati një përleshje mes lojtarëve.

Chris Paul dhe Rajon Rondo u përfshin në një konflikt dhe shkëmbyen disa grushte me njëri tjetrin.

Edhe lojtarët e tjerë u përfshinë. Brandon Ingram madje u përjashtua nga loja.

Skena si këto nuk janë aspak të mira për audiencën sportive.

Të kuqtë fituan takimin me rezultat 124:115 ndaj Lakers.

Në sherr u përfshinë edhe basketbollistë të tjerë, Brandon Ingram madje u përjashtua nga loja. /k.k/noa.al/