Transmetuar më 21-10-2018, 21:34

Hajdut thërrimesh e ka quajtur Sali Berisha ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko.

Berisha shkruan se, në krahasim me ministrat, vjedhjet e Çukos janë thërrime.

Duke ju referuar qëndrimit të Ramës që shkroi se ndihet i keqardhur për Çukon, por përpara drejtësisë janë të gjithë të barabartë, Berisha nënvizon se keqardhja e Ramës për “hajdutin Arben Çuko ështe e ndjerë.

“Sepse sado që të ketë vjedhur, Çuko është vite drite larg në hajni me ato që ka vjedhur Kallam Dështaku, Zho Zho apo ndonjë ministër tjetër.

Krahasuar me këta, Çuko del hajdut therrimesh”. /k.k/noa.al/