Transmetuar më 21-10-2018, 19:03

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se në aksident ka humbur jetën 18-vjeçari shqiptar, Kledis Gixhari.

Aksidenti ka ndodhur në Pistoia rreth orës 03:30 minuta.

Mësohet se 18-vjeçari po lëvizte me motor së bashku me një person tjetër kur janë përplasur me kangjellat e një banese, ku dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë.

Përplasja ka rezultuar fatale për të riun shqiptar, ndërsa personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./a.k/noa.al/