Transmetuar më 21-10-2018, 18:37

Shoqërohet në Polici edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Mësohet se Ndoka është vënë në pranga gjatë mbramjes së sotme.

Arrestimi i tij është bërë nga Forcat RENEA, por ende nuk ka të dhëna se cilat janë bërë shkaqet.

Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit,për shkak se kishte një dënim në Itali.

Më parë gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit njoftoi se ka kryer arrestimin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko.

Arben Çuko akuzohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua sot pasdite./a.k/noa.al/