Transmetuar më 21-10-2018, 17:34

Arrestohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko.

Sipas burimeve të policisë, Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua sot pasdite.

Aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Arben Çuko, u shkarkua nga detyra me urdhër të ministrisë së Drejtësisë, në fillim të shtatorit. /a.k/noa.al/