Transmetuar më 21-10-2018, 14:04

Velina e “Xing me Ermalin” dihet tashmë që ka një pyetje “pikante” me të cilën vë në siklet të gjithë të ftuarit që vijnë në emision.

Gjatë emisionit të mbrëmjes së djeshme Kejvina pyeti këngëtarin Bujar Qamili se si është në shtrat.

I vënë në siklet ai tha se ato që kanë qenë me të nuk i janë larguar më, por Kejvina shtoi se ai u keqkuptua dhe se pyetja e saj ishte nëse bën gjumë të qetë.

Kejvina Kthella: Bujar ti je i njohur si një rock star i muzikës popullore, po në shtrat si je?

Bujar Qamili: Si e ka Emrin kjo vajza?

Ermal Mamaqi: Shkurt i thonë Landi… Kejvina.

Bujar Qamili: Përderisa e bëre pyetjen duhet me të dhënë përgjigje sepse përndryshe dukesh i marrë. Pasha Zotin ato që kanë ardhur me mua nuk janë larguar më.

Kejvina Kthella: Më fal se mos keqkuptohemi, se unë e kisha fjalën si e bën gjumin?