Transmetuar më 21-10-2018, 12:30

Granit Xhaka është padiskutim një nga futbollistët me origjinë shqiptare më të mirë në qarkullim.

Ai mbron ngjyrat e Zvicrës dhe gjithashtu aktivizohet te skuadra e njohur e "Premier Ligës", Arsenali.

Ai e ka treguar shpesh herë që është një patriot i madh dhe gjithashtu një djalë i mirë edhe jashtë fushave, i ndjeshëm dhe solidar. 

Ai është bërë shpesh pjesë e fushatave për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Së fundmi futbollisti shqiptar ka befasuar një fëmijë në Gjermani.

Xhaka ka dërguar këtë herë në Gjermani bashkëshorten e tij, Leonita, për të vizituar një spital të fëmijëve me sindromën Down. 

Kjo vizitë e veçantë ka gëzuar pa masë një fëmijë që quhet Julian, i cili është tifoz personal i Granitit.

Futbollisti e ka vizituar edhe më parë Julianin, kur aktivizohej në Bundesligën Gjermane, te skuadra e Borussia Mönchengladbach./a.k/noa.al/