Transmetuar më 21-10-2018, 11:48

Pavarësisht se janë pamje mjaft shqetësuese të shohësh një vogëlush mes turmës me gjarpërinj, duket se për prindërit e tij kjo nuk përbën shqetësim.

Në pamjet filmike do të shikoni se fëmija shkon tek një fole me gjarpërinj dhe i kap ata pa frikë. Më pas ia jep babait të tij, i cili duket se nuk e ka problem atë që sheh.

Madje, ai qesh dhe e filmon të birin sikur nuk po ndodh asgjë.

Videoja është filmuar në Kinë dhe besohet se familja e vogëlushit merret me mbarështimin e gjarpërinjve./b.l/noa.al/