Transmetuar më 21-10-2018, 11:34

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë kufitare të Qafë Thanës.

I arrestuari është Musli Haliti, 44 vjeç, banues në Tetovë të Maqedonisë.

Kapja e tij u bë në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Monzës në Itali, me vendim penal nr 316/2001 E.S datë 04.06.2001, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për kryerjen e veprave penale "Shfrytëzim Prostitucioni" dhe "Rrëmbim personi" parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./b.l/noa.al/