Transmetuar më 21-10-2018, 10:30

Detaje të reja janë zbuluar pas zbulimit  të laboratorit të heroinës në Has, ndërsa janë arrestuar 5 persona. Mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. A ka thënë se ka pasur kontakte me një person për shfrytëzuar ambientin për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emirin e tij.

Barushi bënte linjën e elektricitetet.  Në pranga edhe një biznesmen turk,  i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh.

Në Shqipëri në pranga janë vënë 6 persona 3 prej të cilëve nga familja Shuti, në banesën e të cilëve u gjet laboratori i drogës. Të arrestuarit: Vehbi Barushi, Xhevit Shuti, Anila Shuti, Mustafe Shuti, Flamur Çela, Shtetasi turk.

Laboratori i heroinës u gjet në fshatin që ka më pak se 100 shtëpi, ndërsa banorët janë të habitur për atë që është zbuluar. Me dhjetëra persona janë shoqëruar në Polici për të marrë dëshmi mbi laboratorin, por shumica prej tyre kanë thënë se nuk kishin dijeni dhe nuk kanë parë asgjë të pazakontë.

Deri më tani, Policia dyshon se familja Shuti është e lidhur me trafikantë jashtë Shqipërisë dhe siguronte lëndën e parë për përgatitjen e heroinës në laborator. Gjithashtu, ka dyshime se financuesi i këtij aktiviteti jeton në emigracion dhe se grupi që merrej me këtë lloj aktiviteti është më i gjerë dhe më i shtrirë se kaq.

Organet ligjzbatuese janë mjaft të rezervuara për rastin në fjalë, teksa hetimet vazhdojnë ende. Të arrestuarit pritet që të dalin nesër përpara Gjykatës në Kukës për rivlerësimin e masave të sigurisë. Gjithashtu, pritet edhe që dosja të kalojë nga dita në ditë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Hetimet kanë nisur disa javë më parë dhe laboratori i përpunimit të heroinës është mbajtur në vëzhgim nga Policia ditët e fundit. Familja Shuti është mbajtur në monitorim, por besohet se ata nuk janë të vetëm në këtë aktivitet./b.l/noa.al/