Transmetuar më 21-10-2018, 09:41

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek “Kthesa e Kamzës”, ku një urban ka pësuar defekt teknik dhe ka dalë nga rruga.

Duke qenë në ecje mësohet se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuar, ku fatmirësisht është ndaluar pas përplasjes me një mur.

Autobusi ka marrë përpara babë e bir të cilët po ecnin në trotuar. Nga goditja është plagosur djali, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku mësohet se ndodhet jastë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksiodentit./b.l/noa.al/