Transmetuar më 20-10-2018, 22:08

Kryeministri Edi Rama është i rezervuar në rrjetet sociale në lidhje me familjen e tij.

E në fakt akoma më i rezervuar është me djalin e tij të vogël, Zaho, i cili e mban larg vëmendjes së mediave.

E megjithatë sot ndryshe nga stili i tij, Rama ka i ka treguar të gjithë pjesëtarët e familjes, teksa shihen duke darkuar së bashkë.

Fotoja familjare është postuar nga kreu i ekzekutivit në Instagram dhe përkrah tij janë bashkëshortja Linda dhe fëmijët, dy djemtë Gregori e Zaho, por edhe vajza Rea.

Nuk dihet nëse ata janë bërë bashkë për ndonjë rast por ata duken tejet të qeshur.

Më poshtë keni foton./a.k/noa.al/