Transmetuar më 20-10-2018, 20:48

Kryeministri Edi Rama ishte në Kamëz pasditen e sotme, në një takim me të rinj në kuadër të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij kryeministri iu rikthye edhe njëherë basteve duke thënë se kjo industri është kriminale.

Sipas tij bastet online në Shqipëri do të mbyllen, madje po shikohet mundësia për të mos lejuar aksesin për të luajtur baste online, jashtë Shqipërisë.

“Do mbyllim bastet, një industri të kriminalizuar. Industri që sjell dëshpërim,1 nga 4 lojtarë ka menduar të vrasë veten. Është e pakonceptueshme. Përfytyro prindërit, sidomos nënat, dhe fëmijët iu kthehen në të sëmurë nga vesi i lojërave të fatit", u shpreh Rama.

Ai ka vijuar më tej duke thënë:

"Do mbyllen, ndryshe nga sa përflitet. Kemi ngritur një grup ekspertësh për të mbyllur bastet online që janë jashtë shtetit. Duhen mbyllur mundësitë për të luajtur jashtë online, se janë miliona që i merr lumi. Për të gjitha këto është politika që i bën. BE-në e krijoi politika, Pavarësinë e Shqipërisë e solli politika. Kur bie në duar të këqija bën dëme të mëdha”, tha Edi Rama./a.k/noa.al/