Transmetuar më 20-10-2018, 20:29

Skuadra e Juventusit është ndalur për herë të parë në "Serinë A" italiane gjatë këtij sezoni.

Bardhezinjtë barazuan pasditen e sotme përballë Genoas, me rezultatin 1-1.

Ka qenë Cristiano Ronaldo ai që ka shënuar fillimish t për juventinët.

Në minutën e 19-të, Cancelo krijon një aksion shumë të mirë në krahun e majtë, topi shkon në zonën e Genoas dhe më pas shoqërohet me lehtësi në rrjetë nga portugezi. 

Fillimi i pjesës së dytë nuk ishte aspak i mirë për Juventusin, që në një moment shpërqendrimi pëson golin e barazimit, me Bessa-n që shoqëron topin në rrjetë. 

Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.

Pas ndeshjes së sotme Juventus vijon të qendrojë bindshëm në vendin e parë me 25 pikë, ku ndiqet nga Napoli me 18 pikë./a.k/noa.al/