Transmetuar më 20-10-2018, 20:10

Mbyllja e pikave të basteve është një nga temat më të diskutuara gjatë ditëve të fundit.

Kryeministri ka paralajmëruar mbylljen e tyre në fillim të vitit që po vjen.

Gjatë kësaj fushate qytetarët kanë edhe një kërkesë tjetër për kryeministrin, e cila tashmë vjen nga burrat.

Një ndër komentuesit e shumtë në Facebook-un e kryeministrit Rama, i kërkon që të mbyllë edhe parukeritë krahas pikave të basteve.

"Mbylle edhe parukeritë se na grinë gratë nga lekët", komenton një qytetar në llogarinë e kryeministrit në Facebook./a.k/noa.al/