Transmetuar më 20-10-2018, 18:33

Në një kohë kur djali i tyre, Arkimed Lushaj u arrestua për armëmbajtjeje pa leje si dhe përfshirje në një grup kriminal, Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij kanë thyer sërish heshtjen, ndërsa japin detaje mbi ngjarjen.

Të ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ babai dhe nëna e këngëtarit të njohur me emrin e artit Stresi, treguan se si e kishim marrë vesh arrestimin.

Sali Lushaj tha se arrestimi është bërë për hakmarrje, pasi ai bëri një denoncim ndaj deputetit të PS-së Taulant Ballës.

 Si e mësuat arrestimin?

Babai: E mësuam përmes avokatit. Ishim në shtëpi, na bënë një telefon. Më thanë; keni parë ndonjë kronikë, ndonjë aj. Më tha se tek drejtoria pash Stresin. ‘Pash një arrestim të tmerrshëm. Me kapuç, të blinduar. Dhe kaq’. Kemi shkuar tek Drejtoria e Policisë dhe na thanë se ishte ndaluar, por nuk na dhanë shpjegim.

Nëna; E morëm vesh në të enjten mënyrë. Ishte një telefonatë nga avokati. Ai e mësoi rastësisht aty. Sheh një person me arrestim të bujshëm, me antiplumb, ku dallon stresin. Stresi tha që të njoftonte familjen.

 Kur folët me të?

Babai:Folëm që në mëngjes

Nëna: Ai kishte 4 koncerte. Atë natë ishte në një dalje me shoqërinë. Tha se do rrinte deri vonë. Më mëngjes telefonoi dhe tha; mami nuk do vij, do pushoj në hotel.