Transmetuar më 20-10-2018, 18:09

Debatet që shkojnë deri në grindje asnjëherë nuk janë të mira, prandaj është e rëndësishme që të dy palët e përfshira të mund t’i shprehin opinionet në mënyrë të shëndetshme dhe të qytetëruar.

Por kjo gjithmonë ndodh dhe bisedat na dalin nga kontrolli dhe transformohen në diskutime të ndezura e serioze. Dhe këto shenja të zodiakut kanë aftësinë të dalin gjithmonë fitimtare.

Dashi

Vendi i parë në listën e personave që i duan diskutimet, nuk mund të zihet nga askush tjetër veçse nga dashi. Të lindurit e kësaj shenje janë eksplozivë, impulsivë dhe jashtëzakonisht konkurrues, cilësi që nuk i fshehin as në mes të një debati. Gjatë debatit ata mbajnë mend çdo fjalë që u thua dhe përdorin kundra teje, sidomos nëse u qëndron argumenteve të tua.

Nëse diskutimi bëhet për një çështje apo detyrë të caktuar që duhet përmbushur, bëni mirë të mbani vendin tuaj, sepse gjërat do të shkojnë shumë keq. Vendi i dytë nuk është diçka e pranueshme për këtë shenjë.

Luani

Luani nuk pranon që t’i lëndohet krenaria, kështu që përdor argumente praktike dhe të shpejta për t’iu përgjigjur çdo lloj diskutimi. Luanët përpiqen më shumë të mbrojnë veten se sa të sulmojnë, megjithatë do të bëjnë gjithçka për ta thënë ata fjalën e fundit. E përballon një diskutim duke u munduar të respektojë pikëpamjet tuaja, por edhe duke mbrojtur veten edhe njerëzit e tij të dashur.