Transmetuar më 20-10-2018, 17:19

Përleshje me armë zjarri ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Pejë, ku dy persona janë përleshur me njëri tjetrin për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Njëri prej tyre ka përdorur edhe pistoletë në drejtim të rivalit, i cili ka qenë në ikje me makinë.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar nga të shtënat me armë.

Personat në fjalë janë arrestuar nga Policia, ndërsa rasti në fjalë po hetohet./a.k/noa.al/