Transmetuar më 20-10-2018, 14:50

I akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një nxënësin e tij 12 vjeç, një mësues i shkroi një letër ndjese familjes së të riut dhe më tej i dha fund jetës.

Zachary Meadors, 28 vjeç u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, ku i dha fund jetës me armë zjarri.

Meadors nga Lawrenceville, Georgia, SHBA, kërkoi ndjesë në letër për gjithë vuajtjet që kishte shkaktuar dhe më pas i dha fund jetës.

Kishte planifikuar gjithçka me detaje, madje në letrën e dytë kishte lënë një lloj testamenti për familjen. Mësuesi i gjuhës angleze pranë ‘Freedom Middle School’, dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me një nxënësin e tij.

Ishin dy mësues dhe drejtori i shkollës ata që e denoncuan, ndërkohë që policia po hetonte për rastin, shkruan noa.al. Por këto akuza të rënda nuk u përballuan dot nga 28-vjeçari, i cili i kërkoi ndjesë familjes së viktimës për atë që po kalonin dhe për këtë arsye gjatë së mërkurës ai i dha fund jetës.

Ndërkohë policia po heton për të zbuluar nëse realisht ka pasur ngacmim seksual. /a.y/noa.al