Transmetuar më 20-10-2018, 14:20

Gjatë udhëtimit të tyre në Australi, u bë publik lajmi se princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Por ndërsa i kushtohet e gjithë vëmendja pamjes së Meghan, ka rënë në sy një unazë e zezë në gishtin e Harryt.

Mësohet se Harry nuk mban të vendosur një unazë normale, por një wearable, një dispozitiv elektronik, më saktësisht një ‘Oura Ring’, një unazë teknologjike ‘Oura’, i prodhuar në Finlandë.

Bëhet fjalë për një fit-watch, veçse nuk mbahet në puls, por në gisht.

Kjo unazë, monitoron aktivitetin fizik që kryhet gjatë gjithë ditës, të cilat ruhen në një aplikacion.

Kështu unaza regjistron temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe lëvizjet gjatë ditës, përveçse monitoron orët e gjumit, shkruan noa.al.

Unaza e vendosur nga Harry, kushton 419 euro, dhe nuk është nga më ë shtrenjtat, që kushton mbi një mijë euro. /a.y/noa.al