Transmetuar më 20-10-2018, 13:35

Një moment shpërqendrimi dhe gjithçka mund të ndodhë. Këtë e di mirë një baba i cili për disa çaste u shpërqendrua, në stacionin hekurudhor të Xiaolan, në qytetin e Zhongshan në Kinë.

Në videon që noa.al sjell më poshtë shihet një burrë i cili i afrohet kontrollit të sigurisë, duke mbajtur për dore një fëmijë dhe për pak çaste kontrollon biletat.

Kaq mjaftoi që fëmija të zhduket, për tu shfaqur në monitorin e kontrollit të bagazheve.

Në filmim shihet babai i cili kthehet pas për të kërkuar të birin, por pa rezultat dhe për rrjedhojë i kërkon ndihmë personelit.

Pak çaste më vonë, vogëlushi shfaqet në monitorin e rrezeve X. Ai ndodhej në shinën lëvizëse, ku po transportohet bashkë me valixhet për kontroll, shkruan noa.al.

Gjithë ngjarja ka ndodhur më 9 tetor dhe kjo duket se nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Në muajin shkurt një grua në Guangdong, u ngjit në shinën lëvizëse në mënyrë që çanta e saj të transportohej e sigurtë. /a.y/noa.al