Transmetuar më 20-10-2018, 13:20

Qëllohet me breshëri të shtënash drejt makinës së biznesmenit dhe aktivistit të Partisë Demokratike, Pjerin Kaçi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të Velipojës, teksa Kaçi ka zbritur nga automjeti për të shkuar në lokal.

Mësohet se drejt makinës së tij me targa AA 497 UK, është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të saj.

Për tu shpëtuar plumbave ai është larguar me shpejtësi drejt lokalit, ku është mbrojtur prej mureve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, 18 tetor, ndërkohë që policia nuk ka arritur të bëjë identifikimin e autorit.

Paraprakisht dyshohet për atentat ndaj Kaçit, i cili gjatë marrjes në pyetje, nuk ka ditur ku ta drejtojë gishtin.

Ai ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë njeri, duke thënë se gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës prej bizneseve të tij.

Aktualisht nga ana e policisë hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al