Transmetuar më 20-10-2018, 12:21

Babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, reagon lidhur me raportimet se i biri ka telefonuar me anëtarë të grupit “Bajri” të shkatërruar pak javë më parë në Shkodër, si grup kriminal.

Sali Lushaj tregon atë që sipas tij është e vërteta, duke mohuar që i biri t’u ketë kërkuar ndihmë apo të ketë ndonjë lidhje të dyshimtë me të.

“Ata që janë të interesuar të shpifin, të shikojnë reklamën e lokalit atë natë”, shkruan Sali Lushaj.

Sipas tij, telefonata me pjesëtarët e familjes Bajri ka ndodhur për të kërkuar pagesën, lidhur me një performancë të Stresit në lokalin e tyre.

Por sipas përgjimeve të publikuara në media, thuhet se Stresi i ka kërkuar ndihmë grupit Bajri për tu larguar nga Shqipëria, për shkak se ishte në kërkim nga policia.

Ndaj Stresit, Gjykata e Tiranës vendosi të premten si masë sigurie “arrest me burg”.

Arkimed Lushaj u arrestua këtë të mërkurë në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë, ku u kap me kokainë dhe një pistoletë.

Në momentin e arrestimit ai ndodhej në hotel me një vajzë 20-vjeçare me inicialet P.Ç.

Nuk dihet se kush është vajza në fjalë e cila gjithashtu po hetohet nga policia për “Moskallëzim krimi”. Nga ana tjetër Stresi është i fejuar zyrtarisht me Kejsin, vajzën të cilën e ka bërë edhe pjesë të mediave, ku kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Policia tha zyrtarisht se Forca e Ligjit në veprim vuri në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar 31-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. /a.y/noa.al

“Fol pak me Salën, kërkimi do lek”, zbardhen përgjimet e Prokurorisë për Stresin “Jam në kërkim, dua të iki”, përgjimet zbulojnë grupin kriminal të cilit Stresi i kërkoi ndihmë

U kap me kokainë dhe armë, Gjykata lë pas hekurave Stresin

Babai i Stresit mesazh të birit: S’na përkulin dot! Mos u dorëzo

U arrestua në hotel në shtrat me një tjetër, por ç’po ndodh me të fejuarën e Stresit

Koincidencë? Arrestimi i Stresit, një ditë pasi babai i tij paditi Taulant Ballën

Një vit në përgjim, roli që kishte Stresi në grupin e drogës

Në hotel me një femër me kokainë dhe armë, pamjet si u arrestua Stresi