Transmetuar më 20-10-2018, 12:08

I këputi me kafshim buzën ish- të dashurës, dhe pas një viti nga ngjarja e 21 tetorit të kaluar, gjykata ka dhënë vendimin ndaj tij, duke e dënuar me 12 vite burg.

23-vjeçari amerikan Seth Aaron Fleury, nga Karolina e Jugut, ishte ndarë prej pak kohësh nga e dashura dhe gjatë një takimi sqarues humbi toruan dhe tentoi të puthte vajzën.

Por përballë refuzimit të saj, ai kafshoi në buzën e poshtme, me aq forcë, sa që ia këputi copë. Pas kafshimit, vajza u operua me urgjencë, por mjekët nuk arritën që ta ringjisnin buzën. Kështu vajza mbeti me një shenjë të thellë dhe nuk do mund të ketë lëvizshmëri normale të gojës, shkruan noa.al.

Duke dhënë vendimin gjyqtari tha, “Gjithë kjo tregon se këto situata mund të zhvillohen shumë shpejtë. Ky dënim duhet të jetë shembull për të gjithë, një dhunë e tillë nuk do të tolerohet”.

I dënuar me 12 vite burg këtë të enjte, Seth nuk mund të fitojë lirinë me kusht, pa kryer 85% të dënimit total në burg. /a.y/noa.al