Transmetuar më 20-10-2018, 11:40
Lenda narkotike e sekuestruar

Një operacion antidrogë i koduar “Fast Service” (Shërbimi i shpejtë), ka vënë në pranga një person të kapur me kokainë.

Në lagjen “10 Korriku” Vlorë në banesë, u bë arrestimi në flagrancë i

Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë.

Nga kontrolli i banesës gjatë kësaj të premteje, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 30 doza lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua një autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ dhe një aparat celularë.

Ndaj të dyshuarit vijojnë hetimet, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al