Transmetuar më 20-10-2018, 10:39

Grushte dhe fyerje prej vitesh. Por pas goditjeve të radhës, në vitin 2017, balerina Alessia Mendes nga Brazili, vrau në Genova të Italisë, të shoqin Alessio Rossi, duke e goditur 12 herë me thikë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Rossi ishte denoncuar dy herë për dhunë dhe keqtrajtim.

Por këtë të premte gruaja u la e lirë, pasi gjyqtari i çështjes tha se, 40-vjeçarja veproi në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ndërsa prokuroria kërkoi dënimin me 16 vite burg, kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata.

Pasditen e krimit çifti u zu për të fundit herë, por në kushtet e vetëmbrojtjes gruaja rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe e qëlloi të shoqin.

Pas krimit Alessia u mbyll në banesë dhe kërcënonte se do i jepte fund jetës, por ndërhyrja e policisë bëri lokalizimin dhe arrestimin e saj.

Tashmë me vendim gjykate ajo do mund ti rikthehet lirisë. /a.y/noa.al