Transmetuar më 20-10-2018, 10:23

Dy persona janë vënë në prangat e policisë lidhur me aksidentin e ndodhur këtë të premte në fabrikën e çimentos në Elbasan, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Të arrestuarit janë Gëzim Jaçellari, 65 vjeç, banues Elbasan, teknik ndërtimi dhe Gëzim Spaho, 66 vjeç, banues në Elbasan, menaxher në departamentin e shpërndarjes pranë fabrikës së çimentos.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për inxhinierin V. J., 54 vjeç dhe përgjegjësin e turnit M.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi dhe procedimi ndaj tyre u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ata akuzohen se nuk kam zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen Musa Sula, 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, Elbasan si dhe është plagosur Tomor Mjekerzaku, 65 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan.

Viktima dhe i plagosuri, teksa punonin janë zënë poshtë nga një masiv çimentoje.

Lidhur me këtë ngjarje për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit. /a.y/noa.al

Aksident në punë te Metalurgjiku në Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur